Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që sulmet ruse mund të ndalen vetëm përmes sanksioneve të përbashkëta.
Zelensky, në një reagim në platformën X, theksoi se pasojat e sulmit rus në Dnipro janë të rënda dhe kërkoi vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë.
Ndërkohë, Njësitë e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave (DSNS) po punojnë në terren me rreth 70 ekipe shpëtimi, 40 policë dhe pothuajse 30 njësi teknike.
