Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: Kush janë emrat më të votuar për deputetë
Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka qenë duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë që nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 68 për qind të tyre. Në këto zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Më poshtë mund të shihni pesë kandidatët më të votuar në secilën parti, pasi janë numëruar më shumë se dy të tretat e votave:
- Lëvizja Vetëvendosje:
- Albin Kurti: 240.263 vota
- Glauk Konjufca: 187.285 vota
- Albulena Haxhiu: 98.092 vota
- Hekuran Murati: 97.208 vota
- Donika Gërvalla: 87.303 vota
- Partia Demokratike e Kosovës:
- Bedri Hamza: 109.795 vota
- Arian Tahiri: 50.873 vota
- Përparim Gruda: 47.331 vota
- Uran Ismaili: 37.295 vota
- Sala Jashari: 34.428 vota
- Lidhja Demokratike e Kosovës:
- Lumir Abdixhiku: 53.314 vota
- Hykmete Bajrami: 33.484 vota
- Ukë Rugova: 29.489 vota
- Avdullah Hoti: 26.200 vota
- Doarsa Kica Xhelili: 25.958 vota
- Lista Serbe:
- Sllavko Simiq: 20.392 vota
- Igor Simiq: 119.623 vota
- Liljana Stefanoviq: 19.042 vota
- Millan Kostiq: 16.170 vota
- Nemanja Bishevac: 15.805 vota
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
- Ramush Haradinaj: 27.779 vota
- Daut Haradinaj: 17.151 vota
- Besnik Tahiri: 16.465 vota
- Bekë Berisha: 12.110 vota
- Agim Çeku: 11.242 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do të ketë 56 ulëse në Kuvend, e pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe me 9 dhe AAK-ja me 6.
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit kishte fituar 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord.
