Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një numër të konsiderueshëm autobusësh në Durrës, duke bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës, ku flakët kanë përfshirë autobusët në sektorin Rinia. Megjithë mbërritjen e shpejtë të zjarrfikësave pranë vendit të ngjarjes, ata nuk kanë mundur të afrohen për të shuar zjarrin për shkak të intensitetit të lartë të tij.
Autoritetet kompetente po ndërmarrin veprime për të vënë nën kontroll situatën dhe për të zbardhur rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje.
