Vlorë: Zjarr në një banesë
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë. Flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë nën kontroll flakët brenda pak minutash. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po hetojnë shkaqet e plota të rënies së zjarrit.
