Një mobilieri në Vlorë është përfshirë nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Kati i parë i një godine ku zhvillohet aktivitet mobilierie është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “28 Nëntori” në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri i rënë në mobilerinë me emrin ‘Aliko’ është shkaktuar qëllimisht.
Forca të policisë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
