Vlorë/ Një mobileri përfshihet nga flakët, një person i maskuar thyen xhamat
Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një mobileri në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, kur kamerat e sigurisë kanë regjistruar një person të maskuar që i afrohet godinës.
Personi i maskuar ka thyer xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon me benzinë, i ka vënë flakën ambientit. Pas kryerjes së veprimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët dhe për të nisur hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
