Zjarri në Bruksel: 20 viktima dyshohet, punëtorë të zhdukur

Zjarri në një kantier ndërtimi në Bruksel: Dyshohet për 20 viktima, disa persona të zhdukur

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu të martën në një kantier ndërtimi në qendër të Brukselit ka shkaktuar humbjen e jetës së disa personave. Autoritetet belge po vazhdojnë kërkimet për gjashtë punëtorë, të cilët janë raportuar si të zhdukur.

Sipas inspektoratit të punës, një numër ende i papërcaktuar trupash u gjetën në njërën nga dy ashensorët e kantierit, ku po zhvillohej një projekt i madh rinovimi në sheshin “Place de Brouckere”. Zëdhënësi i inspektoratit deklaroi se ende nuk është konfirmuar nëse trupat e gjetur u përkasin gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur.

Brigada e zjarrfikësve njoftoi se në momentin kur shpërtheu zjarri, në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë. Si pasojë e ngjarjes, tre persona u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Scroll to Top