Zjarri në HK: 83 viktima, 250 të zhdukur

Zjarri në pallatet e Hong Kongut: Numri i viktimave arrin në 83, rreth 250 persona të zhdukur

Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në pallatet shumëkatëshe në Hong Kong ka shkuar në 83. Sipas informacioneve nga mediat ndërkombëtare, rreth 250 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa 75 persona kanë marrë plagë.

Mes viktimave raportohet se është edhe një zjarrfikës, ndërsa 11 zjarrfikës të tjerë janë plagosur gjatë përpjekjeve për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në ndërtesë. Qindra njerëz të tjerë janë evakuuar dhe strehuar përkohësisht në vende të sigurta.

Autoritetet fokusohen tani në hetimin e shkaqeve të zjarrit. Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit janë arrestuar nën akuzat e vrasjes së paqëllimshme dhe neglizhencës së rëndë.

Scroll to Top