Zjarri shpërthen në një ndërtesë në Hong Kong, 4 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar
Një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë në Hong Kong, duke rezultuar në vdekjen e katër personave dhe bllokimin e dhjetëra të tjerëve nga reja e dendur e tymit.
Tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës, ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë flakët. Mediat e huaja raportojnë se shumë persona kanë pësuar djegie të shumta.
Afër ndërtesës së përfshirë nga zjarri ndodhen shumë godina të tjera të veshura me skela bambuje. Kjo rrethanë rrit rrezikun e përhapjes së shpejtë të zjarrit në ndërtesat përreth.
