Zjarri në Tregun e 5 Majit Tiranë, pamje tronditëse

FOTOT/ Shikoni flakët gjigande në tregun e 5 Majit në Tiranë

Një zjarr me përmasa të frikshme ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji të Tiranës. Për shkak të materialeve tekstile që digjen lehtësisht, zjarri është duke u vënë në vështirësi për t’u kontrolluar.

Të gjitha forcat zjarrfikëse janë përqendruar në vendngjarje, duke përfshirë edhe ato që ishin të angazhuara në Durrës për shkak të përmbytjeve. Mësohet se është kërkuar ndihma edhe nga ushtria dhe zjarrfikësit e Elbasanit dhe Vorës.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar nga ky zjarr, pamjet e të cilit mund të shihen më poshtë.

Scroll to Top