Zjarri vret foshnjë 1-vjeçare në Prizren

Shkrumbohet banesa në Prizren: Humb jetën foshnja 1-vjeçare, shpëtojnë tre të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren. Një banesë në qendër të qytetit është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën një foshnje vetëm 1-vjeçare. Fatmirësisht, tre fëmijët e tjerë të familjes kanë shpëtuar.

Në pamjet video të shpërndara nga mediat kosovare, shihet se si zjarrfikësit përpiqen të vendosin nën kontroll flakët.

Scroll to Top