Dy të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Australi
Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një minierë në Uellsin e Ri Jugor, Australi.
“Dy persona humbën jetën në një shpërthim në një minierë nëntokësore në zonën e Far West këtë mëngjes”, thuhet në një deklaratë nga shërbimi për shtyp i departamentit të policisë.
Njëri nga të plagosurit është dërguar në spital në gjendje shoku.
Shërbimet e emergjencës po veprojnë në vendngjarje.
