Gjendet i pa jetë në banesë një 50-vjeçar në Dvoran të Korçës
Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dvoran të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak. Policia është njoftuar nga fqinjët.
50-vjeçari jetonte vetëm, pasi ishte divorcuar disa vite më parë nga bashkëshortja. Bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë shtetit.
Autoritetet po kryejnë veprimet përkatëse lidhur me rastin. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë në morgun e spitalit të Korçës.
