Seanca për Metën/ Kryemadhi në Gjykatën e Posaçme: Më njoftuan të vij me nxitim
Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku po zhvillohet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta.
Gjatë mbërritjes në ambientet e gjykatës, Kryemadhi dha një prononcim të shkurtër për mediat, duke shprehur me ironi habinë për nxitimin me të cilin u njoftua për të marrë pjesë në seancë, për të mos u akuzuar më pas se nuk është paraqitur në kohë.
“Pastaj do të thonë që nuk je paraqitur në orar, se më njoftuan të vij me vrap”, u shpreh Kryemadhi.
Ndërkohë, para Kryemadhit, në ambientet e Gjykatës kishte shkuar edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.
