Arrestime për tjetërsim pronash në Lezhë: 10 urdhër-arreste

Tjetërsime pronash në Lezhë/ Lëshohen 10 urdhër-arreste

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Lezhë, ku janë lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në këtë zonë.

Mësohet se mes të ndaluarve ka zyrtarë publikë dhe punonjës policie, të dyshuar për përfshirje në skemën e përvetësimit të pronave në mënyrë të paligjshme.

Masat e arrestit janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, ndërsa hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa kohësh. Sakaq emrat e personave të përfshirë nuk janë bërë ende publik.

Scroll to Top