Hetim për mjeke: Neglizhencë, humbje jete foshnje

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të marrë nën hetim dy mjeke obstetër-gjinekologe. Ato akuzohen për neglizhencë në trajtimin mjekësor, vepër penale parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal, pasi kanë lënë pas dore pacientën dhe gjendjen e saj të rënduar, duke sjellë humbjen e jetës së një foshnjeje.

Të pandehurat janë shtetaset E.K. dhe I.M.

Hetimet kanë zbuluar se mjekja I.M. nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e shtetases G.S., megjithëse ka kryer ekzaminime dhe ka monitoruar rastin për një periudhë të gjatë kohë.

Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos kryer ekzaminime të mëtejshme dhe të detajuara. Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasoja të rënda: lindja e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe më pas vdekja e saj, si dhe rrezikimi i rëndë i jetës dhe shëndetit të nënës.

Scroll to Top