Klodiana Spahiu, e cila është emëruar në postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka reaguar pas këtij emërimi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka falenderuar Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë dhe ka shprehur angazhimin e saj për të çuar përpara objektivat dhe prioritetet e qeverisë në sektorin e shëndetësisë.
Spahiu ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për Evis Salën, e cila mbajti detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rreth një vit.
Reagimi i Klodiana Spahiut:
- “Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
- Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.
- Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.
- Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.
- Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm: FALEMINDERIT NGA ZEMRA!”
