Arrestim për drogë në Tropojë, i riu kapet me kanabis

Iu gjet kanabis në banesë, arrestohet i riu në Tropojë

Një i ri është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për trafik droge. Sipas burimeve zyrtare nga policia, shtetasi me inicialet S. M. është vënë në pranga në fshatin Dragobi, ku gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjetën 655 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

Scroll to Top