Witkoff: Një takim i ri trepalësh për Ukrainën mund të shpallet së shpejti
Një raund i ri bisedimesh trepalëshe për zgjidhjen e çështjes ukrainase, ku do të përfshihen Moska, Washingtoni dhe Kievi, mund të shpallet së shpejti. Këtë e bëri të ditur i dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff.
“E dëgjuat Presidentin Zelensky të fliste për një takim trepalësh që shpresojmë se do të shpallet së shpejti”, tha ai në një konferencë për shtyp në Kiev.
Sipas Witkoff, delegacioni amerikan është “i përkushtuar për të gjetur zgjidhjen” dhe ka “të gjithë përbërësit” për ta arritur këtë.
