Avion rus në hapësirën ajrore evropiane, reagimi i NATO-s

Avioni mbikëqyrës rus hyn në hapësirën ajrore evropiane, dy avionë “MiG-29” u ngritën në ajër.

Dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore të Polonisë, të tipit “MiG-29”, lokalizuan në ajër një avion rus që fluturonte mbi detin Baltik. Komanda Operacionale e forcave të armatosura identifikoi mjetin rus si një “IL-20” dhe deklaroi se ai po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Avioni “IL-20” është një mjet mbikëqyrës i periudhës sovjetike, i përdorur për misione zbulimi dhe përgjimi. Forcat ajrore polake njoftuan gjithashtu se avioni rus nuk e shkeli hapësirën ajrore polake dhe se pajisjet e tij të gjurmimit ishin të fikura.

NATO dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim për shkeljet e vazhdueshme të hapësirës ajrore nga Rusia në javët e fundit. Në fund të shtatorit, Aleanca i bëri një paralajmërim Moskës, duke theksuar se do të përdorte të gjitha mjetet e nevojshme për t’u mbrojtur nga veprime të tilla, pas rrëzimit të dronëve rusë mbi Poloni dhe Estoni.

Incidenti i 10 shtatorit në Poloni shënoi përballjen e parë direkte mes NATO-s dhe Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022. Ndërkohë, Estonia njoftoi se tre avionë “MiG-31” rusë hynë pa autorizim në hapësirën e saj ajrore për 12 minuta të premten, një akuzë të cilën Kremlini e mohoi.

Scroll to Top