Bardhi kritikon Peleshin pas rrëzimit të kërkesës për shkarkim

Shkarkimi i Peleshit/ Bardhi: Qëndron në detyrë me votat e 79 deputetëve

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas rrëzimit të kërkesës për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në reagimin e tij, Bardhi thekson se Peleshi po vazhdon ta mbajë atë post falë votave të 79 deputetëve.

Bardhi shtoi se kryetari i Kuvendit hyri në historinë e parlamentarizmit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë.

REAGIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Niko Peleshi mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me votën e 79 deputetëve, por ai vazhdon në këtë funksion si Kryevartës i Taulant Ballës, jo si Kryetar i Kuvendit të 140 deputetëve.

Ai hyri tashmë në historinë e parlamentarizmit të vendit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë. U zgjodh me 85 vota e u mbajt në detyrë me 79 vota një muaj më vonë.

Këtë arritje historike në vetëm 1 muaj mund ta ketë vetëm një funksionar kushtetues i paaftë dhe i padenjë për një detyrë të lartë shtetërore.

Scroll to Top