Bashkëpunim Shqipëri-Itali: Marrëveshje strategjike në Romë

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipërisë dhe Italisë, do të zhvillohet më 13 nëntor në Romë. Ky është takimi i parë mes qeverisë së kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe asaj të homologes italiane Giorgia Meloni.

Një ditë para këtij takimi, qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane. Kjo marrëveshje mbulon të paktën 10 fusha, duke përfshirë shëndetësinë, energjinë, mjedisin, industrinë, sigurinë dhe rritjen inteligjente.

Dokumenti do të shërbejë si bazë për nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh të tjera mes dy vendeve, të cilat do të synojnë thellimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.

Scroll to Top