Veliaj: Luftoj për të mbrojtur precedentin ligjor, si për veten ashtu edhe për Ogertën, Florin e Arlindin
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një krahasim mes situatës së tij dhe asaj të kryebashkiakut të Tropojës, i cili ishte në arrest shtëpie. Gjatë një seance në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj ngriti pyetjen se përse qytetarët nuk trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht vendbanimit.
“Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qëndruar 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë, pa u shkarkuar nga detyra. Çfarë dallimi ka mes qytetarëve të Tiranës dhe Tropojës? Unë, sa herë që është kërkuar, kam qenë i pranishëm,” tha Veliaj.
Ai shtoi: “Çfarë do të ndodhte sikur të njëjtën gjë t’ia bënin Ogertës, Florit apo Arlindit? Kjo është një betejë që po e bëj edhe për ta, pasi do të krijonte një precedent të rrezikshëm.”
