Bombardimet izraelite në Liban: Të paktën 13 viktima, përfshirë gjashtë fëmijë
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore izraelite në një qytet në Liban. Mes viktimave raportohet të jenë edhe gjashtë fëmijë.
Ndërkohë që sulmet vazhdojnë, në Liban po shtohet frika për një fushatë të re ushtarake izraelite, pavarësisht armëpushimit të rënë dakord në qershor për t’i dhënë fund luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.
Sipas ushtrisë izraelite, Hezbollah nisi dy dronë të armatosur gjatë natës kundër ushtarëve pranë kreshtës Ali al-Taher, një varg kodrash në Libanin juglindor ku besohet se grupi ka ndërtuar një kompleks ushtarak nëntokësor.
