Veliaj kritikon Këshillin Bashkiak për procedurat

“Kam një USB në burg, por nuk mund ta përdor”/ Veliaj i “ashpër” me Këshillin Bashkiak

Erion Veliaj ka kritikuar Këshillin Bashkiak të Tiranës lidhur me procedurat e shkarkimit të tij.

“Në kushtet e izolimit nuk lejohet as përdorimi i laptopit. Kam një USB, por unë nuk mund ta hap pasi nuk kam mjetet e nevojshme për punë. Unë iniciova këtë procedurë. Koha ishte e pamjaftueshme. Duhet të ishte Këshilli ai që të merrte këtë hap. Kryetari i Këshillit duhej të merrte iniciativën dhe t’i dërgonte drejtorisë së Burgjeve kërkesën për shoqërimin tim. Kjo duhej bërë me letër dhe laps, pa ditur krimin apo dhe kërkesën specifike se për çfarë bëhej fjalë. Kërkesa e parë u vonua 15 ditë. Këshilli Bashkiak ishte mësuar që unë nuk merrja as 10 ditë pushime. Njeriu merr pushime 15 ditë ose 1 muaj. Ishte çudi që unë nuk kisha marrë kurrë pushime, saqë për 15 ditë zelli në Këshill u shtua”, tha ai.

Scroll to Top