Ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit
Janë kryer ndryshime të rëndësishme në strukturat e Policisë së Shtetit. Kryekomisari Besmir Qibini, më parë Shef i Komisariatit të Kukësit, do të marrë drejtimin e Komisariatit numër 3 në Tiranë.
Ndërkohë, Komisar Besmir Dervishi, i cili më parë drejtonte Komisariatin numër 3 në Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit numër 5 në Tiranë.
Kryekomisari Idriz Daulle, duke lënë detyrën e Shefit të Komisariatit numër 5 në Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit numër 7 në Tiranë.
Gjithashtu, kryekomisari Robert Losha, më parë Shef i Komisariatit numër 7 në Tiranë, do të drejtojë Komisariatin e Matit.
Raportohet se kryekomisari Ervis Sançolli, nga detyra e Shefit të Komisariatit të Matit, do të shkojë në krye të Komisariatit të Lezhës, ndërsa komisar Oltion Gjoni, ish-Shef i Komisariatit të Lezhës, do të marrë drejtimin e Komisariatit të Kukësit.
