VIDEO/ Morata humb penallti, por Como nuk lejon arratisjen e Napolit në krye të Serisë A
Bllozi i Vanja Milinkoviç-Saviç te Napoli duket se ka qenë zgjedhja e duhur për skuadrën e Antonio Kontes, pasi portieri serb është bërë protagonist për ndeshjen e dytë radhazi duke pritur penallti.
Megjithatë, nëse ndaj Leçes skuadra ia doli të fitonte pasi portieri ndaloi gjuajtjen nga pika e bardhë të Kamardas, sot ndaj Como-s mori vetëm një pikë pasi Morata shpërdoroi goditjen e tij.
Sulmuesi fitoi penalltinë pas një përplasje pikërisht me portierin e skuadrës vendase në pjesën e parë, por më pas pa tentativën e tij të ndalej nga gardiani.
Ndeshja vijoi pa shumë raste për shënim, me dy skuadra që në fund ndanë pikët në një barazim pa gola.
Kështu, Napoli nuk shfrytëzoi mundësinë për t’u arratisur në krye të renditjes së Serisë A, ku mbetet përsëri kandidat kryesor për titullin.
