Berisha: Komplot kundër Ballukut dhe “lubofobi” në rrjetet sociale

Berisha flet për një komplot kundër Ballukut që nisi të premten

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se që nga dita e premte, kur zv/kryeministrja Belinda Balluku ishte në SPAK për t’u njohur me akuzat dhe u shpall person nën hetim, socialistët kanë nisur “delubifikimin” e rrjeteve sociale. Ky proces përfshiu fshirjen e postimeve dhe heqjen e “pëlqimeve” që lidheshin me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Berisha shkruan në një postim në rrjetet sociale se e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit dixhital publik, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramës, por edhe të Europës në epokën dixhitale. Ai shton se “Lubia nuk quhet më Lubie Balluku, por Rahmetile Balluku”.

Postimi i plotë:

Lubofobia!

Miq!

Të premten e zezë të narko-partisë në administratën e partisë-shtet, te ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë, shpërtheu si epidemi mortale një frikë e re e panjohur më parë, dhe kjo frikë ishte Lubofobia.

Vëzhguesit konstatuan se ata të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, ndarje, postim, pëlqim, pamje, lavdërim, koment, angazhim për Luben dhe të Lubes.

Kështu, e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit dixhital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramës, por edhe të Europës në epokën dixhitale. Ndaj dhe Lubia nuk quhet më Lubie Balluku, por Rahmetile Balluku.

Ps: Delubifikimi i rrjeteve sociale nisi para urdhrit të Ramës. Ky i fundit urdhrin e ekzekutimit dixhital të Lubes e përcolli nëpërmjet Pellumbeshës, e cila ka meritën e pamohueshme se ishte e para që sulmoi Lubinë publikisht në emisionin Top Story. Rama urdhrin e dha vetëm pasi Lubi i tha atij në zyrë, me dëshmitarë, në praninë e Pellumbeshës dhe një tjetri, se: “Mos mendo se unë jam si ai qurraveci i Bashkisë, unë jam mbesa e Beqir Ballukut, të marrë me lecka me vete!”

Scroll to Top