Trump kërcënon me ushtri Nigerinë: Pentagoni të përgatisë veprime

Trump kërcënon me dërgimin e trupave amerikane në Nigeri, udhëzon Pentagonin të përgatisë veprime ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me dërgimin e trupave amerikane në Nigeri për shkak të vrasjeve të komunitetit të krishterë. Ai i ka dhënë udhëzime Pentagonit që të përgatisë një plan për veprime ushtarake në Afrikën Perëndimore.

Trump deklaroi se nëse qeveria nigeriane vazhdon të “lejojë” vrasjen e të krishterëve, Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin të gjithë ndihmën financiare për vendin. Ai shtoi se mund të dërgohen forca atje për të “shtypur militantët islamikë me forcë të plotë” dhe për t’i zhdukur ata.

Më vonë u bë e ditur se presidenti i Nigerisë planifikon të takohet me presidentin Trump javën e ardhshme për të diskutuar akuzat e Uashingtonit rreth persekutimit të të krishterëve.

Scroll to Top