Vrasja e kryebashkiakut të Meksikës: Hakmarrje e kartelit?

VIDEO/ Hakmarrje e karteleve të drogës? Kaos dhe frikë në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku. Momentet e tmerrit gjatë festës tradicionale

Kryebashkiaku i qytetit Uruapan në Meksikë u qëllua për vdekje ditën e sotme gjatë një festivali ku përkujtohen të vdekurit.

Kryebashkiaku Carlos Manso u vra në sheshin e qytetit menjëherë pas hapjes së këtij festivali. Sulmi ndodhi teksa në qendër të qytetit ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish që po ndiznin qirinj.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që vrasja të ketë lidhje me luftën e tij kundër karteleve të drogës.

Sulmet ndaj politikanëve, zyrtarëve lokalë apo kandidatëve në Meksikë janë kthyer vitet e fundit në një dukuri të zakonshme. Zyrtarët bëhen lehtësisht shënjestër pasi refuzojnë të bashkëpunojnë me grupet kriminale ose mbështesin reforma kundër korrupsionit dhe trafikut të drogës.

Organet ligjzbatuese besojnë se atentatet lidhen drejtpërdrejt me luftën për kontroll territorial dhe ekonomik të karteleve, më shumë sesa me konflikte të natyrës politike.

Scroll to Top