Aksident i rëndë në Fier, humb jetën drejtuesi i motoçikletës
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Strum-Roskovec, ku si pasojë ka humbur jetën një 33-vjeçar me iniciale K.H. Sipas burimeve, ngjarja ka përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ku viktima ishte drejtuesi i kësaj të fundit.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbuluar detajet e aksidentit.
Sipas një njoftimi të plotë të Policisë së Shtetit: “Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”
Burimi: LAPSI.al
