Niko Gonzales: Nga një i “dështuar” te Juventusi në heron e Atletiko Madridit
“Niiiiko, Niiiiiko”, kumbuan ovacionet në stadiumin Metropolitano kur në minutën e 69-të u vendos të zëvendësohej Niko Gonzales, i lodhur dhe pothuajse duke çaluar nga përpjekja. Argjentinasi nuk pati një pasdite të suksesshme para portës, pasi humbi tre raste në pjesën e parë, por tifozët vlerësuan përkushtimin e tij dhe e përcillën me duartrokitje të gjata në këmbë.
“Është diçka e bukur, diçka që nuk më ka ndodhur për një kohë të gjatë. Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur sepse vij nga një vend ku ishte shumë e vështirë për mua të përshtatesha, dhe tani mbërritja në këtë familje është diçka e bukur, diçka që më pëlqen çdo moment. Do ta kujtoj gjithmonë”, pranon futbollisti argjentinas. Ai u transferua te Atletiko në huazim nga Juventusi, me një opsion blerjeje të kushtëzuar, dhe që prej mbërritjes së tij, ka qenë titullar në nëntë nga njëmbëdhjetë ndeshjet e luajtura.
Niko shpjegoi më tej çelësat e suksesit të tij te skuadra dhe se e ardhmja e tij te skuadra “bardh e kuqe” vazhdon edhe pas qershorit. “Tifozët më japin shumë forcë. Mundohem të jap gjithçka në fushë, ku jam i lumtur. Kjo rrugëtim është i gjatë. Duhet të vazhdoj të punoj, të demonstroj, të sjell atë ‘grintën’ argjentinase. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë, e cila është ajo që na solli deri këtu.”
