Sekuestrohen 25 pasuri 2M euro në Vlorë, dyshohet të jenë nga krimi

Të ardhura nga krimi: Sekuestrohen 25 pasuri me vlerë 2 milionë euro në Vlorë

Ditën e sotme në Vlorë janë sekuestruar 25 pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro, pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria. Këto pasuri dyshohet se janë burim i të ardhurave kriminale dhe rezultojnë në pronësi të shtetasit Tahir Qenami.

Nën sekuestro janë vendosur apartamente, prona, dyqane si dhe automjete.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro. Ky veprim vjen në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1119, të vitit 2023, bazuar në materialet e dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Sekuestrimi është bërë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Me kërkesën e prokurorisë, është vendosur masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

  • Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 82 m², ZK 8603, lagja “29 Nëntori”, Vlorë, në zotërim të shtetasit T.Q.
  • Pasuria e llojit “arë”, sipërfaqe 2000 m², Radhimë, në zotërim të shtetasve E.K dhe F.K.
  • Pasuria e llojit “apartament” me nr.98/3+3-22, sipërfaqe 108.5 m², nr.ap.22, ndërtuar nga shoqëria “Besa G&T” në komunën “Farkë”, “Sauk”, në zotërim të shtetases E.Q.
  • Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sipërfaqe 50.6 m², në lagjen “1 Maji”, Vlorë.
  • Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sipërfaqe 89.8 m², në lagjen “1 Maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “post parkimi”, nr.7, kati 1, me sipërfaqe 14.3 m², sipërfaqe e përbashkët 20.5 m², sipërfaqe totale 34.9 m², në lagjen “1 Maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “post parkimi” nr.8, kati 1, me sipërfaqe 14.9 m², sipërfaqe e përbashkët 21.5 m², sipërfaqe totale 36.4 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “post parkimi” nr.9, kati 1, me sipërfaqe 11.5 m², sipërfaqe e përbashkët 16.6 m², sipërfaqe totale 28.1 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “post parkimi” nr.12, kati 1, me sipërfaqe 14.3 m², sipërfaqe e përbashkët 22.2 m², sipërfaqe totale 36.5 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “post parkimi” nr.11, kati 1, me sipërfaqe 15 m², sipërfaqe e përbashkët 21 m², sipërfaqe totale 36 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “post parkimi” nr.10, kati 1, me sipërfaqe 11.5 m², sipërfaqe e përbashkët 16.6 m², sipërfaqe totale 28.1 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A6, kati 9, me sipërfaqe 77.6 m², sipërfaqe ballkoni 21.9 m², sipërfaqe e përbashkët 8.95 m², sipërfaqe totale 108.45 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A7, kati 9, me sipërfaqe 49.7 m², sipërfaqe e përbashkët 5.55 m², sipërfaqe totale 65.05 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A8, kati 9, me sipërfaqe 49.7 m², sipërfaqe ballkoni 9.8 m², sipërfaqe e përbashkët 5.55 m², sipërfaqe totale 65.05 m², prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A4, sipërfaqe 49.7 m², sipërfaqe ballkoni 9.8 m², sipërfaqe e përbashkët 5.55 m², sipërfaqe totale 65.05 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A5, kati 9, sipërfaqe 77.6 m², sipërfaqe ballkoni 21.9 m², sipërfaqe e përbashkët 8.95 m², sipërfaqe totale 108.45 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, të objektit B, ndërtuar nga shoqëria “Lespipa” shpk, sipas lejes së ndërtimit nr.7, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A3, kati 9, sipërfaqe 49.7 m², sipërfaqe ballkoni 9.8 m², sipërfaqe e përbashkët 5.55 m², sipërfaqe totale 65.05 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A2, kati 9, sipërfaqe 77.6 m², sipërfaqe ballkoni 21.9 m², sipërfaqe e përbashkët 8.95 m², sipërfaqe totale 108.45 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A1, kati 9, sipërfaqe 77.6 m², sipërfaqe ballkoni 21.9 m², sipërfaqe e përbashkët 8.95 m², sipërfaqe totale 108.45 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A2, kati 4, sipërfaqe 77.6 m², sipërfaqe ballkoni 21.9 m², sipërfaqe e përbashkët 8.95 m², sipërfaqe totale 108.45 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A3, kati 4, sipërfaqe 49.7 m², sipërfaqe ballkoni 9.8 m², sipërfaqe e përbashkët 5.55 m², sipërfaqe totale 65.05 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament” A1, kati 4, sipërfaqe 77.6 m², sipërfaqe ballkoni 21.9 m², sipërfaqe e përbashkët 8.95 m², sipërfaqe totale 108.45 m², në lagjen “1 Maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e llojit “apartament”, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.
  • Pasuria e luajtshme automjet marka “Daimler Chrysler” viti 1994, E200, në zotërim të shtetasit T.Q.
  • Pasuria e luajtshme automjet marka “Ford Focus” viti 2005, në zotërim të shtetasit T.Q.
Scroll to Top