Berisha: Lubi Balluku kërcënoi prokurorin e SPAK

Berisha: Lubi Balluku i tha prokurorit në SPAK “Mos më shih me rroba gruaje…”

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se Belinda Balluku ka kërcënuar prokurorin Dritan Prençi gjatë një takimi në ambientet e SPAK, duke i thënë se nuk duhet të mashtrohej nga pamja e saj si grua.

Berisha, duke komentuar për disa herë shkrimin e gazetarit Baton Haxhiu, i dha atij të drejtë për përfshirjen e Ramës në aferën e tunelit të Llogarasë.

Sali Berisha u shpreh: “Lubi Balluku u paraqit në SPAK. Edhe kjo, si punë kolegësh, me atë gjuhën e Erion Veliajt doli, por u paraqit në SPAK për të dëgjuar akuzën. Akuza ishte: pabarazi në tendera. Të kuptohemi. Në pamje të parë, kjo duket një akuzë për t’u injoruar, duke pasur parasysh vjedhjet, mëkatet, vilat e saj. Por, duke marrë parasysh anën tjetër, formulimi i kësaj akuze u kërcënua në mënyrë kriminale nga afera e Lubisë, por edhe nga vetë Lubia, e cila i tha prokurorit: Mos më shih me rroba gruaje, se unë i heq këto dhe vishem si burrat. Keni parë Lubinë me kobure? Po. Kërcënohet direkt nga Edi Rama: Cili je ti, thotë, që guxon t’i prekësh pasaportën zv/kryeministres së Republikës së Shqipërisë? Një hajdute që nuk ka shoqe në hajdutëri në 113 vitet e fundit.

Të vërtetën e nxorri lakuriq, siç e dinim ne, njeriu më i afërt i Edi Ramës në disa aspekte dhe shefi i tij në marrëdhënie speciale, Baton Haxhiu. Po, tha, 50 milionë avulluan, por ishte avullim gjeopolitik, duke u përpjekur të implikonin në këtë mënyrë presidentin e Turqisë. Nuk thotë populli kot: ‘Po ndenje me qen, pleshta do të kesh’. Po, se gjeo dhe gjeopolitikën e ka vetëm kryeministri. Të tjerët janë kot, janë gurë shahu.

Tani, këtu t’u them dhe unë një gjë. Për hir të së vërtetës, jashtë përgjegjësisë nuk del asnjë, por gjeopolitikën e ka kryeministri, prapë ju them. Këtu, Batoni, me të cilin nuk mund të pajtohem kurrë në 1000 gjëra, por në këtë rast ai i ka goditur në pikë. Kryeministri e ka gjeopolitikën, nuk e ka ministri. Pra, Edi Rama përdori gjeopolitikën për të grabitur 50 milionë euro. Dhe keni parasysh, se ai është burimor, se ai gjithë ditën me Ramën dhe njerëzit e Ramës e kalon. Ndaj dhe, zhvillimet brenda tyre janë shpërbërëse dhe u bënë më dramatike kur Rama mori vesh se Lubia në mesazhet e saj u thoshte vartësve të saj se ata dhe ato janë për palloshin e gjatë. Çfarë gjuhe! Do t’ua them shqiptarëve ta marrin vesh se kjo është e vërteta absolute. Janë në SMS dhe në email.

Kur del në dokumente se kompania ka paguar udhëtime dhe qëndrime të Edi Ramës, Ervis Berberit, Lubi Ballukut në një resort në Athinë, urdhëroni, të gjithë qeverisë!

Pra, së fundmi Lubia nuk i tha vetëm Prençit që unë heq rrobat e gruas dhe vishem si burrë. Në fakt, këtë ia tha edhe Ramës, palloshit të gjatë në zyrë, në prani të dy dëshmitarëve. ‘Nuk jam qurravaci i bashkisë’, i tha. Ndaj dhe, filloi në mënyrë të rrufeshme izolimi i saj digjital, u fshinë me shpejtësi të madhe miliona klikime, share, angazhime, poste, etj. U bë një ekzekutim digjital i Lubisë, saqë në rrafshin digjital, ajo nuk quhet më Lubi, ajo quhet Rahmetlie Balluku. Po.

Scroll to Top