Një bombol gazi shpërtheu në ndërtesën e Gjykatës Supreme në Pakistan, duke plagosur 12 persona.
Incidenti ndodhi në bodrumin e ndërtesës gjatë punimeve të riparimit në sistemin qendror të ajrit të kondicionuar.
Të plagosurit janë transportuar në spitalet më të afërta. Shpërthimi shkaktoi panik mes punonjësve të gjykatës dhe një valë e fuqishme shoku tronditi ndërtesën.
Shkaqet e shpërthimit janë duke u hetuar. Autoritetet bënë të ditur se zona e bodrumit ku ndodhi ngjarja shërben si kafene për stafin e Gjykatës Supreme.
