Berisha paralajmëron protesta masive kundër Ramës

Berisha paralajmëron protesta: Nuk do ndalen derisa Rama të largohet nga zyra

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, deklaroi se PD do të nisë protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Berisha theksoi se përgjegjësia kryesore për skandalet e tenderave, përfshirë edhe aferën e tunelit të Llogarasë, bie mbi Edi Ramën.

“Ne jemi ata që do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve. U garantoj unë ju se po të mos ishin protestat e udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte sot në zyrë. Kësaj here do kapim Edi Ramën”, tha Berisha.

Ai shtoi: “Kjo do të thotë që në mënyrë absolute do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë. Në qoftë se demokratët nuk shkojnë tek ‘Sulltani’ të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, asnjë të drejtë morale të shkojnë tek zgjedhësit.”

Scroll to Top