Plagoset me armë 30-vjeçari në Tiranë, autori në kërkim

Plagoset me armë 30-vjeçari në Tiranë, autori në kërkim

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, Tiranë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, Elvis Visha, 30 vjeç, ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krah me armë zjarri në Bathore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top