Dorëheqja e Endrit Shabanit nga Nisma Thurje, kandidat për Avokat Populli

Endrit Shabani jep dorëheqjen si kryetar i Nisma Thurje, garon për Avokat Populli

Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Nisma Thurje. Me anë të një njoftimi zyrtar drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kjo forcë politike ka bërë të ditur dorëheqjen e tij.

Pas dorëheqjes së Shabanit, strukturat drejtuese të Nismës Thurje kanë zgjedhur Elton Çanajn si kryetar të ri të partisë.

Endrit Shabani është një nga kandidatët për postin e Avokatit të Popullit. Pritet që ai të kalojë për votim në Kuvend, ku do të synojë të zëvendësojë në këtë detyrë Erinda Ballancën.

Scroll to Top