Stuhi e fuqishme në Spanjë, përmbytje dhe kaos në Barcelonë

VIDEO/ Stuhi e fuqishme në Spanjë, përmbyten rrugët e Barcelonës

Një stuhi e fuqishme ka goditur Spanjën, duke shndërruar rrugët në lumenj, duke bllokuar turistët në aeroporte dhe duke detyruar njerëzit të vrapojnë për t’u shpëtuar rrufeve.

Era e fortë dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar kaos edhe në Majorka, ku janë anuluar fluturime dhe janë bllokuar rrugë, ndërsa zona është goditur nga uragani Melisa.

Meteocat, shërbimi meteorologjik i Katalonjës, ka vendosur Barcelonën në alarm portokalli, pasi qyteti është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe erëra të forta.

Video tregojnë makina që përpiqen të kalojnë rrugët e përmbytura në Barcelonë, ku është dhënë paralajmërim për qëndrim në shtëpi.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Katalonjës u ka këshilluar qytetarët të mos dalin jashtë dhe të mos lëvizin gjatë reshjeve të forta.

Stuhia ka shkaktuar probleme të mëdha në gjithë Katalonjën, me përmbytje, rrëzime pemësh dhe anulime të linjave hekurudhore dhe fluturimeve. Gjithashtu, mësimet në universitete janë shtyrë.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile ka përfunduar paralajmërimin për përmbytje, por mbetet në gatishmëri për shkak të parashikimeve për reshje të mëtejshme të forta në veri-lindje të Katalonjës.

Autoritetet kanë ripërsëritur thirrjet për kujdes gjatë udhëtimeve, aktiviteteve jashtë dhe në zonat e ndjeshme ndaj përmbytjeve.

Scroll to Top