Ligji për barazinë gjinore: Rama mbron Gonzaton dhe i kërkon ndjesë Kos.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një qëndrimi të komisioneres së Zgjerimit në BE, Marta Kos, në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha, kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.
“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, shkruan Rama në X.
