Partia Socialiste miratoi ligjin për “Barazinë Gjinore”, ndërsa Partia Demokratike bashkoi votat vetëm për “zgjedhoren”.
Parlamenti miratoi ligjin për “Barazinë Gjinore”. Partia Socialiste kërkoi ndërprerjen e debatit dhe kalimin e nismës në votim. Sipas deklaratës së kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, vendimi për mbylljen e diskutimeve u mor për të shmangur tensionet në sallë.
Projektligji u miratua me 77 vota pro nga mazhoranca dhe 36 kundër nga opozita.
Kuvendi rrëzoi me 77 votat e PS kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor që do të shqyrtonte procedurën për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Me këtë votim, procedura për shkarkimin e Kreut të Shtetit konsiderohet e mbyllur, pasi nuk mori miratimin e shumicës parlamentare.
Opozita bashkoi votat me PS vetëm për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, i cili u miratua me 105 vota pro.
