Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri: Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri. Autoritetet bënë me dije se Altin Çelami përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan:
- 4 armë zjarri pistoletë
- municion luftarak
- lëndë narkotike kokainë
- pjesë të ndryshme armësh
Çelami gjithashtu rezulton të jetë i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal. Aktualisht, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
