Mbyllet orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
Sot është mbyllur orari zyrtar i votimit për zgjedhjet lokale në pesë bashki të vendit. Qendrat e votimit në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë u hapën në orën 07:00 të mëngjesit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi që votimet të përfundonin në orën 18:00, duke mos e shtyrë deri në orën 19:00 siç është zakon në zgjedhje, për shkak të stinës së tanishme.
Deri pak momente më parë, të dhënat e KQZ-së treguan një pjesëmarrje mjaft të ulët në votime, rreth 17.9%.
