Aksident me pasoja vdekjeje në Kavajë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga drejtuesi, një këmbësore 82-vjeçare ka humbur jetën.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak nga Kavaja:
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, një automjet i drejtuar nga shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij. Si pasojë, automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.
Viktimës 82-vjeçare nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
