Deklaratat ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për një masë disiplinore ndaj Sali Berishës. Pas shqyrtimit, është vendosur që Sali Berisha të përjashtohet për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kishte kërkuar fillimisht përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi për 30 ditë, pas deklaratës që kreu i PD-së bëri në lidhje me ambasadorin Silvio Gonzato dhe ligjin për barazinë gjinore.
