Atentat në Rinas: Vdes Gilmando Dani, plagoset një person

Gilmando Dani, një figurë e njohur në botën e krimit dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, është viktima e një atentati të ndodhur sot pranë Rinasit.

Ngjarja e rëndë kriminale ka ndodhur në Rinas, ku për pasojë, përveç vdekjes së Gilmando Danit, edhe një person është plagosur rëndë.

Dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet i tipit Toyota me targa greke drejt makinës ku ndodhej viktima, një Mercedes Benz.

Gilmando Dani rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Scroll to Top