Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë-Levan. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke sjellë si pasojë plagosjen e pesë personave. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekim.
Forcat e policisë dhe një grup hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti.
Lajm në përditësim…
