Trump nënshkruan projektligj, i jep fund mbylljes 43-ditore të qeverisë amerikane
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një projektligj shpenzimesh, duke rihapur kështu qeverinë dhe duke i dhënë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e miratoi projektligjin afatshkurtër vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e aprovoi atë me 222 vota pro dhe 209 kundër të mërkurën në mbrëmje. Ky vendim vjen dy ditë pas miratimit me një diferencë të ngushtë të së njëjtës projektligj nga Senati.
Duke folur nga Zyra Ovale, Trump deklaroi se qeveria do të “rifillojë operacionet normale”, pasi “njerëzit janë dëmtuar rëndë” nga mbyllja 43-ditore. Shumë shërbime qeveritare ishin pezulluar që nga tetori, duke prekur rreth 1.4 milion punonjës federalë, të cilët u lanë pa pagesë ose punuan pa kompensim.
Ndihma ushqimore gjithashtu u la në pritje, ndërsa udhëtimi ajror pësoi ndërprerje në të gjithë vendin. Pritet që shërbimet qeveritare të rihapen në ditët në vijim. Situata në lidhje me udhëtimet ajrore pritet të lehtësohet para festës së ardhshme të Falënderimeve. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) kishte reduktuar trafikun ajror për shkak të mungesës së personelit, si pasojë e mbylljes.
