Edi Rama i filmuar duke bërtitur në rrugët e Romës
Në një nga rrugicat e qeta të Romës, ku zakonisht dëgjohet vetëm zhurma e mjeteve, sot u dëgjua një zhurmë tjetër: zëri i Edi Ramës duke folur me zë të lartë.
Kryeministri është filmuar në një moment nervozizmi teksa ecte dhe fliste në telefon në rrugë. Ai komunikonte me dikë, me shumë gjasa një nga deputetët e tij që mban postin e bashkëkryetarit në komisione.
“Na keni kthyer një vit mbrapsht! Lëre gjumin! Ti je bashkëkryetar! Për çfarë je bashkëkryetar aty?”, dëgjohet të thotë Rama me ton të acaruar dhe gati kërcënues.
Pamjet janë publikuar në profilin e “Piranjave” në rrjetet sociale. Nuk është ende e qartë me kë po fliste kreu i qeverisë, por komentet në video janë gjithashtu interesante. Një komentues shkruan: “Të isha unë do i thoja ik o pleh mos na ça trutë si shumë”. Një tjetër shton: “Palloshi gjat pa pikë turpi me rrugës duke bërtitur, hajde kryeministër hajde”.
