Rama: Jemi gati të anëtarësohemi në BE edhe pa të drejtën e votës apo vetos
Gjatë një konference të përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për anëtarësim në Bashkimin Europian edhe pa të drejtën e vetos apo votës. Ai shprehu shpresën që kjo të realizohet gjatë presidencës italiane në BE.
“Jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane, nuk kemi asnjë mendje të vendosim veton, jemi gati të nënshkruajmë se mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian. Do ishte shumë të kemi dy komisarë për të njëjtën vend pasi ne jemi i njëjtë,” – tha Rama.
Kryeministri shtoi: “Jam i nderuar dhe mirënjohës për gjithçka po bëjmë sëbashku dhe për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nuk kam parë shumë gjëra historike në NATO, por këtu sot është një ditë historike. Me këtë nivel mikpritjeje në këtë pallat kaq të bukur dhe këtë atmosferë kaq të bukur, nuk keni konkurrent.”
